Ferizaj

Arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike në Ferizaj

By FerizajPress

October 01, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj njërin në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe tjetrin në rrugën “Rexhep Bislimi” për posedim te lëndëve narkotike.

“Në rrugën Dëshmorët e Kombit është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte, si dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 943.4 gram dhe një peshore”.

“Në rrugën Rexhep Bislimi, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit të lokalin të tij, është gjetur dhe konfiskuar 4.20 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe 9.15 gram marihuanë”, thuhet ne komunikaten e Policise.