Ferizaj

Arrestohen dy persona në rajonin e Ferizajt/ Njëri për dhunë në familje, tjetri për pengim të personit zyrtar

By FerizajPress

October 02, 2022

Policia në Ferizaj ka njoftuar së në këtë rajon janë arrestuar dy persona, njëri në Ferizaj e tjetri në Kaçanik.

I arrestuari i parë është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën “Sali Bajra” në Kaçanik. Ai është ndaluar dje dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve, i dyshuari në gjendje të dehur nisë t’i pengojë zyrtarët e policisë.

“Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është B.L, i moshës 45-vjeçare. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.

Rasti i tjetër ka ndodhur sot rreth orës 00”05 në fshatin Greme të Ferizajt për dhunë në familje dhe sulm.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar,  i cili vazhdimisht  kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e  moshës 31 vjeçare”

Komunikata e parë:

Arrestohet një person në Kaçanik

Policia e stacionit në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:10 në rrugën ” Sali Bajra ” në Kaçanik kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave.

Të detyruar, policia e arreston personin B.L ( M/K) i moshës 45 vjeçar, të cilin më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”

Komunikata e dytë:

Arrestohet një person për dhunë familje në Ferizaj

Sot, rreth orës 00:05 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar,  i cili vazhdimisht  kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e  moshës 31 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”.