Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për trafikim me njerëz

By FerizajPress

August 30, 2017

Ferizaj.30.08.2017. Pas hetimeve të zhvilluara, me 29.08.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë nën dyshimin se kanë kryer veprën “trafikim me njerëz”.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima femër shqiptare pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave është dërguar në strehimore.