Ferizaj

Arrestohen 45 persona të dënuar nga Gjykata e Ferizajt

By FerizajPress

December 09, 2020

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, gjatë  periudhës kohore Tetor-Nëntor 2020,  njësitet policore të stacioneve  në  kuadër të Drejtorisë Rajonale Ferizaj  ,  kanë arrestuar 45   persona të dënuar nga Gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Pas kompletimit të dokumentacioneve nga ana  e Gjykatës ,  personat  të cilët ishin në kërkim,  janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje duke filuar prej 10 ditëve deri 5 vjet.