Ferizaj

Arrestohen 3 persona për vjedhje të derivateve në Kaçanik

By FerizajPress

May 01, 2017

Tre persona janë arrestuar në Kaçanik pasi që gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar 300 litra derivate ndërsa në shtëpinë e njërit prej tyre janë gjetur 500 litra derivate që dyshohet të jenë vjedhur në një kompani private.

Policia njofton se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.