Në vijim të operacionit “Patriot” Më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim.
Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë – Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.