Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka futur nën pranga 17 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline. Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të njëjtat është informuar me kohë Prokurori i Shtetit. Me urdhrin e këtij të fundit, 11 prej të arrestuarve janë dërguar në qendra të mbajtjes derisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/