Shëndetësi

Arrat ndihmojnë kundër kancerit të zorrëve

By FerizajPress

March 02, 2018

Pacientët me kancer të zorrëve mund të shtojën gjasat për mbijetesë duke konsumuar arra, thotë një studim i ri.

Konsumimi i arrave çdo javë shton gjasat për t’iu shmangur sëmundjes për 57 për qind, në krahasim me ata që nuk i konsumojnë.

Ekspertët pranë Qendrës Yale Cancer thonë se po ashtu konsumimi i bajameve, lajthive luajnë rol pozitiv në këtë aspekt.

Temidayo Fadelu sugjeron se konsumimi i arrave ndihmon në mposhtjen e kancerit duke i bërë pacientët më pak rezistent ndaj insulinës – gjë që çon në më pak sheqer në gjak.

Më shumë se 40.000 njerëz diagnostifikohen me kancer në zorrë çdo vit në Britani të Madhe./Indeksonline/