Kultura-Arti

Arnisa Malsiu “Pizhama Party” fituese e festivalit A-mol në Ferizaj

By FerizajPress

June 21, 2017

Ditë më parë në Ferizaj është mbajtur Festivali A-mol u, Festival ky i organizuar për herë të parë në një ambient të hapur. Atmosfera e këtij festivali ndryshoi pamjen e qytetit  të Ferizajt. Festivali kishte karakter garues,  fëmijë, muzikë-dashas të vegjël,  ku u prezantuan dhe pika  të ndryshme muzikore, pika të baletit nga  “Shpresat” dhe “Vija Models”.

Në Festival defiluan 24 konkurrentë dhe 3 mysafire . Për të gjithë pjesëmarrësit  e Festivalit  u ndanë  çmime dhe  mirënjohje.

Në  koloritin e shumë aktiviteteve kulturore tani qytetit të Ferizajt i është shtuar edhe një Festival, i cili gjykuar sipas interesimit të pjesëmarrësve synon të bëhet një ngjarje e rëndësishme kulturore.Çmimin e parë e fitoi: Arnisa Malsiu   “Pizhama Party”- nga Kaçaniku.Çmimin e dytë:  Joni Abazi  “Nënë”  nga Gjilani.Çmimin e tretë: Erzana Tahiri  Hej Dj” nga Ferizaj.Ndërsa Çmimin e Publikut e fitoi : Erta Qerimi   “Diamond” nga komuna e Vitisë.

Festivali u mbështet nga Drejtoria e  Kulturës së Ferizajt : Naim Ferati dhe  Sabri Haziri.