Madje, për Torinon, rëndësi kishte që ai të sistemohej dhe të hiqte nga arkat e klubit shpenzimet për pagën e tij (edhe një vit kontratë me Torinon). “Panorama Sport” ka mësuar se shqiptari ka qenë fare pranë transferimit te Legia e Varshavës. Palët kanë gjetur një akord verbal fillimisht dhe në ditët finale, kur është afruar momenti për të nënshkruar kontratë, ka dështuar gjithçka.