Lajme

Arifi: Bashkimi i forcave politike në dialogun me Serbinë, i domosdoshëm

By FerizajPress

July 02, 2018

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun teknik, Avni Arifi, ka bërë me dije se pala serbe nuk po tregon gatishmëri për mbajtjen e takimeve të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re”, ai ka thënë se kanë kërkuar nga BE’ja dhe vendet anëtare të saj t’i bëhet presion Serbisë për implementimin e marrëveshjeve por, sipas Arifit, të gjitha kërkesat kanë hasur në veshë të shurdhër. Ai ka vlerësuar se një bashkim i forcave politike të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë është i domosdoshëm. Sipas tij, duhet të gjendet formula e duhur në mes të pozitës dhe opozitës që dialogu të përfundojë sa më shpejt dhe suksesshëm.