Asamblisti Arian Imeri nga radhët e PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit gjatë diskutimit të tij në mes tjerash ka kërkuar nga kryetari Aliu që të kërkojë një auditim të veçantë për disa nga kontratat të cilat nuk kanë pasur mbikëqyrje të punëve.Ky është diskutimi i plotë i asamblistit Arian Imeri
Në kuadër të këtij raporti vërehen shumë parregullsi dhe shkelje ligjore të vërtetuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit, parregullsi dhe shkelje ligjore që shtrihen në të gjitha sferat e menaxhimit të komunësNga te cilat veprime kemi humbje te te hyrave komunale, trajtim diskriminues te qytetareve, dhe keqmenaxhim dhe keqpërdorim te projekteve te komunës te financuar nga taksat e qytetareve.
Qysh ne fillim te këtij raporti auditorët tërheqin vëmendjen ne përballjen e komunës se Ferizajt me shume konteste gjyqësore dhe vetëm nga 9 mostra te marrura parasysh kemi humbje te komunës prej 35,935.00 euro, nuk e di tash a janë marrë parasysh edhe ndonjë prej rasteve te fundit te kontesteve gjyqësore me drejtoret e QKMF-se dhe nëse marrim parasysh vetëm edhe këto, atëherë humbjet për kamata dhe për përmbarues kalojnë mbi 100 mije euro te taksave te qytetareve.
Mendoj se dikush duhet te jep përgjegjësi për këto humbje te buxhetit komunal, nëse nga një zyrtare i thjeshte kërkohet qe te jep përgjegjësi edhe për një euro, pse kryetari i komunës nuk duhet te jep përgjegjësi për qindra mijëra euro qe ka dëmtua buxhetin komunal.
Humbje te te hyrave te buxhetit komunal kemi edhe te taksat për leje te ndërtimit, janë dhënë leje ndërtimi pa paguar lejen e ndërtimit qe është ne kundërshtim me ligjin, pastaj kemi prona te dhëna me qira për te cilat komuna ka dështuar qe te inkasoj mjetet e qirasë, te cilat mjete rrezikojnë te humben për shkak te vjetërsisë se borxhit. Pra, ka njerëz qe shfrytëzojnë dyqane dhe prona tjera dhe nuk paguajnë qira dhe me një formë janë amnistua nga komuna, nga të gjithë borxhlitë e komunës kemi vetëm një rast të shkëputjes se kontratës. Pastaj kemi moskryerje të obligimeve nga bizneset, nga 5 biznese të marra si mostër nga borxhi i tyre prej 170,450.00 euro janë inkasuar vetëm 40,000.00 euro pra, 23%. Edhe te rasti i bizneseve kemi rrezikun e humbjes se te drejtës ligjore për te kërkuar këto mjete për shkak të ligjit të parashtrimit të borxheve. Humbjet mund të kalojnë miliona euro pasi auditori në mostër ka marrë parasysh vetëm 5 biznese.
Diskriminimi i qytetarëve përveç te privilegji i pagesave të obligimeve komunale ka vazhduar edhe në sfera tjera siç është punësimi i 40 mësimdhënësve pa konkurs, auditori ka marrur si mostër 40 raste përndryshe ne komunën tone janë afër 200 persona te punësuar në sektorin e arsimit pa konkurs me rekomandime të nënshkruara nga ish kryetari.
Mos zhvillimi i konkursit do të thotë diskriminim i qytetarëve pasi një pjesë të qytetarëve nuk i është mundësuar konkurrimi i barabartë me të tjerët. Nuk e keni respektuar konkursin publik qe me ju dhan mundësi kandidimi me shume profesionisteve të fushave të caktuara që pastaj për nxënësit me zgjedhe mësimdhënësin më të mire e jo ty kush të ka konvenuar më shumë. Pra, përveç diskriminimit të qytetareve ju i keni sakrifikua edhe nxënësit. Ju ke dërgua nxënësve me ju dhanë mësim njerëz të pa diplomuar. Me bachelor japin mësim në Shkollë të Mesme që nuk kanë drejtë. Shumica e tyre të futur gjatë fushatës zgjedhore që tregon se qëllimi ka qenë te votat dhe jo të përfitimi i dijes për nxënësit.
Keni vërejtje nga auditori qe keni pranua mallra pa komision, pra operatori që ka pas furnizimin me mallra ka pru sa ka dashtë, çfarëdo cilësie që ka dashtë dhe të hollat i ka marr pa asnjë kontroll. Këta ne pasuri private nuk e bene askush, secili e merr mallin qe ka pagua dhe për sa ka pagua, këtu po dihet çka keni ba.
Paramendo Auditori ju ka gjet qe edhe tatim i kini ik shtetit, çfarë pasqyre për komunën tone, ose me çfarë morali me ju kërkua qytetareve me pagua taksat kur vet si komune ju keni ik taksave.Ju keni ba pagesa bizneseve pa ju ndal tatimin ne burime te cilin është dashur me ja pagua ATK-se. Edhe auditori ju ka tërheq vëmendjen qe mund të dënohemi si komune nga ATK.
Pastaj kemi vërejtje nga Auditori për pagesa te faturave nga buxheti i projekteve tjera, pa e pyetur kuvendin. Eshtë dashur me dit ish kryetarit ose mi tregu koleget asamblist që po paraqiten shumë përkrahës të ligjit tash mbasi kanë dal në opozitë që drejt ligjore të bartjes së fondeve nga një projekt në tjetrin ka vetëm kuvendi.
Kemi pagesa jashtë llogaris se operatorit kontraktues, paramendo tjetër kush i ka kry punët tjetër kujt ja kanë ba pagesën. Unë mendoj që kjo është shumë e rëndë. Si mundesh mi transferua të hollat te një subjekti që s’ke kontratë me te. Nëse këta operator kanë pasur kontrata në mes vete është çështje e tyre si i transferojnë të hollat. Cka ka pas komuna mu involvu në ato çështje, mi ua da tash tallin ndërmjet vete operatorëve, kjo nuk është pune e komunës.
Pastaj kemi tejkalim të vlerës financiare te projektit, ka qen kontrata 570 mije euro është rrite ne vlerën mbi 1 miljon e 800 mije. Ne këto raste është dashur me shpenzimin e mjeteve të organizohen procedurat tenderimit me ju dhanë mundësi që edhe operatoret tjerë me konkurru. Kjo është një sjellje jo normale e ish kryetarit, Kompania e ka fitu tenderin për 570 mije, ky pa asnjë procedurë me një formë ja ka dhan edhe një tender për mbi 1,200,000.00. Kjo duhet mu hetu. Unë nuk po du me presupozu diçka mirëpo është sjellje jo ligjore. Dhe kjo është vetëm një rast qe është analizua nga auditori dhe ka edhe raste tjera qe është e njëjta situate.
Një çështje tjetër që është vërejtur nga Auditori është dobësia në menaxhimin e kontratave, pra ka pasur projekte te komunës qe është dhënë tenderi ndonjë kompani dhe nuk ka pasur organ mbikëqyrës dhe menaxher te asaj kontrate, kjo ka rreziku qe operatori mi mbaru punët me çfarëdo cilësie dhe në fund mu pagu me vlerën e njëjtë.
Prandaj, kërkojë nga Kryetari Aliu që të siguroj një auditim të veçantë për disa nga kontratat të cilat nuk kanë pasur mbikëqyrje të punëve që të sigurohemi që mjetet e qytetarëve kanë shkuar për punët që është dashur të kryhen. Duhet ta dimë që pagesave e shërbimeve apo punëve pa u kryer apo të kryera jo sipas specifikave të kërkuara është vepër penale, sepse e dëmton buxhetin e komunës dhe i krijon përfitim të paligjshëm dikujt tjetër, prandaj nëse kanë ndodhur këto gjera dikush duhet të jep përgjegjësinë që i takon.
Çështje tjetër është se përkundër që janë marr vërejtje nga auditori i jashtëm dhe i brendshëm për formën e menaxhimit prapë shumica e rekomandimeve nuk jan marr parasysh dhe kjo tregon se kemi pasur te bëjmë me përsëritës të veprës.
Unë mendoj qe mundësinë e ndaljes dhe ndëshkimit të këtyre shkeljeve ligjore kanë edhe institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, prandaj në emër të Grupit parlamentar të PDK-së i bëjë thirrje publike Prokurorisë Komunale që të hetoj të gjeturat e këtij raporti të Auditimit, duhet ta ketë parasysh edhe ajo që të gjeturat përfshijnë vetëm rastet të marrura në shqyrtim dhe për secilën shkelje ligjore të prezantuar mund të gjenden edhe raste të tjera.