Ndihmës-selektori i përfaqësueses së Maqedonisë, Argjend Beqiri është trajner i ri i skuadrës së Ferizajt. Beqiri është emër i madh në futbollin Maqedonas, më parë ka qenë trajner i Gostivarit, ndërsa aktualisht është ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë. Trajneri i ri pritët të fillojë punën me klubin ferizajas nesër (e shtunë), në stërvitjen e parë të klubit tonë para fillimit të sezonit të ri.
Beqiri zëvendësoi Arsim Abazin i cili dha dorëheqje.
Klubi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese trajnerit Argjend Beqiri, me shpresë që t’i arrijë synimet e klubit për këtë sezon.