Ferizaj

Arbnor Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj

By FerizajPress

October 09, 2022

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me idenë se klubi është më I madh se secili individ.

Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqertë, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun.Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënuar por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin.Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë.

Faleminderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina.

Me këtë rast presidenti i klubit, Lulzim Abazi, e ka falënderuar Morinën për kontributin e tij 1 vjeçar në krye të ekipit, duke i uruar shëndet e suksese në të ardhmen.