Lajme

Arbnor Karaliti, artisti që poezisë dhe muzikës i jep ngjyrë

By FerizajPress

March 10, 2017

Arbnor Karaliti është një artist i ri, nga qyteti i Ferizajt i cili artin në të gjithë format e tij mundohet ta pikturoj me anë të lapsit dhe ngjyrave.

 

Të pikturosh sigurisht që duhet të jetë një ndjejnë e mirë, këtë të paktën e kanë dëshmuar edhe shumë piktorë të njohur botërorë e vendorë, mirëpo edhe Arbnorin kjo ndjenjë për artin ka filluar shumë herët me shumë dashuri, njëherë thjesht duke kaluar kohën e lirë e më vonë edhe edhe si profesion, duke iu përkushtuar më shumë.

Karaliti, ka ndarë një pjesë të jetë së tij artistike për Gazetën Metro, ku ka treguar disa gjëra për artin e tij, dhe mënyrën se si ai shfaq atë, duke u shprehur se edhe poezinë dhe muzikën mundohet t’i pikturoj.

Urata

 

“Dashurinë për artin e kam vërejtë qysh si fëmijë, kur gjithmonë kam gjetur kohën e lirë për të vizatuar, dhe më ka pëlqyer më shumë se gjithçka tjetër që kam bërë. Duke u rritur kam filluar ta shoh si profesion për të ardhmen, dhe kështu më ka bërë t’i përkushtohem më shumë” tha ai për Gazetën Metro.

Karaliti është në vitin e dytë të studimeve, dhe përkushtimi i tij ndaj artit është shumë i qartë. Ky artist ndonës i ri në moshë, vetëm 20 vjeç ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, ku ndër to janë: “Youth Civic Engagment” si Qendra Rinore –Tiranë, “, Shtëpia e Kulturës- Preshevë “PreFoto”, Galeria e arteve Mitrovicë “Çmimi Kadri Kadriu” Biblioteka kombëtare Prishtinë ” , Qendra OpenArt-Prishtinë “Art Liberalization Europe” dhe Galeria e Arteve Ferizaj “Çmimi Gursel Sylejmani”, dhe “Ekspozita e Nentorit”. Ndërsa në vitin 2014 ka mbajtur edhe ekspozitën e parë personale në Qendrën e Kulturës, në Ferizaj.

Të motivohesh sipas artistëve nuk është problem sepse çdo imtësi mund të jetë shkas për një vepër, kjo ndodh edhe me Arbnorin, ngase edhe ai motivohet nga gjëra të thjeshta e të përditshme mirëpo kjo nuk e bën atë të pikturoj thjeshtë.

 

“Inspirimin e gjej në momente nga përditshmëria, prej gjërave personale të cilat i përjetoj, dhe kështu mundohem t’i shpreh përmes pikturës. Përveç kësaj mundohem të bëj art edhe prej poezisë e muzikës, duke i pikturuar ndjenjat të cilat m’i krijojnë artet tjera”, përfundoi piktori Karaliti, për Gazetën Metro.

/gazetametro.net