Futbollisti i Kombëtares Shqiptare është transferuar në Superligën e Zvicrës te skuadra e Xamax. Mbrojtësi nga Presheva ka nënshkruar me klubin që sapo është ngjitur në Superligën e Zvicrës, duke nënshkruar një kontrate një vjeçare. Fejzullahi sezonin e fundit ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, ndërsa në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Besës së Kavajës. 25 vjeçari po ashtu ka edhe një ndeshje të zhvilluar për Kombëtaren Shqiptare./Lajmi.net/