Sport

Arbër Zeneli e nis me gol sezonin në Holandë

By FerizajPress

August 10, 2018

Lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës po gëzojnë formë të lartë në fillim të këtij sezoni. Njëri prej tyre është edhe Arbër Zeneli që ka shënuar gol në ndeshjen hapëse në kampionatin holandez, ku skuadra e tij po fiton 1:3 në udhëtim te Heerenven. Zeneli gjeti golin në minutën e 43’ të pjesës së parë Vlen të ceket se anësori i Kosovës asistoi edhe te goli i parë i shënuar nga skuadra e tij në minutën e 32’, që për realizatorë kishte Thorsby./Lajmi.net/