Ferizaj

Arbër Bytyqi, nisi punën si Drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, duke lëshuar lejen e parë për ndërtimin e një shkolle model

By FerizajPress

December 03, 2021

Një nga drejtorët më të suksesshëm në qeverisje e kaluar lokale, Arbër Bytyqi, ka marrë sërish detyrë të rëndësishme për të udhëheqë Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit për mandatin qeverisës katër vjeçar.

Ai ka falenderuar qytetarët e Ferizajt për bashkëpunimin dhe kryetarin Aliu për besimin.

“Kënaqësi të filloj detyrën e re si Drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit me nënshkrimin e lejës ndërtimore për fillimin e punimeve në ndërtimin e shkollës model në rrugën “Sali Çeku”, investim i Bashkimit Europian dhe Komunës së Ferizajt.

Faleminderit kryetarit z.Agim Aliu per besimin e dhënë.

Gjithashtu faleminderit stafit të Drejtorisë së Infrastrukturës dhe stafit të Komunës së Ferizajt për bashkëpunimin dhe mbështetjen për gjithë punët e kryera gjatë katër vjeçarit të kaluar.

Faleminderit qytetarëve të Komunës së Ferizajt për bashkëpunimin e mbështetjen pasi mundësuan si asnjë herë më parë që shumë punë të kryhen në lëmin e Infrastrukturës në komunën tonë. Ndjesë për punët që nuk janë përfunduar me gjithë vullnetin, dëshirën e angazhimin që këto punë të përfundohen!

Dalshim faqebardhë!” ka shkruar Arbër Bytyqi