Lajme

Arben Qirezi për “Panama Papers”: Edhe në Kosovë tenderin për PTK e kishte fituar kompania pa pronar

By FerizajPress

April 05, 2016

Lidhur zbulimin më të madh gazetareskt në histori të quajtur “Panama Papers” dhe për të qartësuar dilemat nëse nga ky skandal gjigant do të përfshihet edhe Kosova analisti Arben Qirezi, thotë se nëse nga ky skandal do të jenë të përfshirë emrat e politikanëve ballkanas, atëherë ky numër do të jetë më i vogël, e kjo gjë për shkak të mentalitetit që ekziston në Ballkan.

“Ne duhet të presim që të dalin edhe emra ët tjerë nga Ballkani edhe pse nuk besoj se do të ketë ndonjë përfshirje shumë të madhe. Sepse në Ballkan ka forma akoma tradicionale”, tha Qirezi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tregoi edhe rastin e Liteshtajnit e cila ishte në një formë “parajsë fiskale”.

“Ka pasur prastë për shembull kur Litenshtajni ka qenë një parajsë e tillë, ku biznesmenët i kanë dërguar atje parat për t’i ikur tatimeve. Të gjitha këto parajsa biznesore i ofrojnë këto mundësi. Por çfarë ishte me rëndësi është se atje ishte bërë një qendër e shpërlarjes së parave”, tha ai.

Në skandalin “Panama Papers” përveç politikanëve janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë të famshëm jashtë politikës, e ndër të përfolurit është edhe futbollisti Messi.

“Rasti i Messit të ardhurat e të cilët janë marramendëse, e kjo është një mundësi që të iket nga tatimi dhe të fshihen paratë ilegale”.

Ai tha se edhe në Kosovë ka raste kur një kompani blihet nga një pronar anonim.

“Tenderi për privatizimin e PTK-së e patë fituar një kompani offshore, të cilës nuk i dihej pronari”, tha Qirezi.