Njohësi i çështjeve politike Arben Ahemti, vlerëson se lideri i vetëm i VV-së është Albin Kurti, raporton GazetaBlic. Ai në Rubikon të Ktv-së, ka thënë se Visar Ymeri është kryetar, por jo edhe lider, përcjellë GazetaBlic. “Visar Ymeri është kryetar me plot kuptimin, por lider mbetet zotëri Kurti”, ka thënë shkurt Ahmeti.
Ai po ashtu e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ia ka pamundësuar Shpend Ahmetit ta kryjë si duhet punën, duke mos e lënë të bëjë koalicione në komunë.
“VV për shkak të parimeve strikte ja ka pamundësuar Shpend Ahemtit të bëjë koalicion me cilëndo parti në komunë”, ka thënë ai, duke shtuar se ai nuk e ka dashur një gjë të tillë. /GazetaBlic/