Arabët japin 160 mijë euro për një boshnjake

By FerizajPress

June 10, 2016

Ata janë të gatshëm që të shpenzojnë shuma enorme të parave për femrat nga BeH dhe, për një të virgjër nga ky vend, arabët janë të gatshëm të paguajnë deri në 160 mijë dollarë, thuhet në një kronikë të televizionit serb N1.

“Kam pasur një situatë, kur një pronar i një agjencie nga Dubaji, ka dërguar një person për ta gjetur një vajzë virgjine. Preferencat e tij kanë qenë që ajo vajzë të jetë nga vendet rurale, rreth qyteteve Visoko, Maglaj, Gorazhdë dhe Zenicë”, ka thënë një punonjës turistik me përvojë pune në Abu Dabi, transmeton lajmi.net.

Ky punonjës turistik, kishte arritur që vajzën e kërkuar ta gjej në Gorazhdë. Nga pasaniku arab, ai kishte fituar 160 mijë dollarë për gjetjen e kësaj vajze të virgjër.

“Është paraqitur një grua e ve. Kishte thënë se pranon ofertën, pasi që nuk kishte ku t’i lente fëmijët. I thash se do personi i interesuar është i gatshëm t’i ndërtojë një kat në shtëpi. Ajo tha se është e gatshme që të shkojë në operacion plastik, për ta kthyer virgjërinë”, shton bashkëbiseduesi.

Shifra “Lady Massage”.

Në Sarajevë ka filluar edhe një trend i ri i prostitucionit, që po i tërheqë në masë të madhe arabët.

Bëhet fjalë për vajza të bukura që kalojnë natën me klientët e tyre në hotelet më të shtrenjta në qytet.

Zakonisht janë arabët që janë të interesuar. Kodi për të kërkuar një shërbim të tillë nga këto vajza, është “Lady Massage” apo Masazhë nga Zonjat.

“Ne jemi hotel i vogël familjar, kështu që arabët tek ne nuk kërkojnë femra, por në hotelet më të mëdha, e bëjnë. Të paktën kështu kam dëgjuar”, thotë Adana Rovaçanin, pronare e hotelit. /lajmi.net

 

The post Arabët japin 160 mijë euro për një boshnjake appeared first on Lajminet.