Tech

Apple Music është risia më e fundit e WhatsApp

By FerizajPress

June 27, 2016

WhatsApp, një ndër aplikacionet më të njohura të mesazheve, tani vjen me integrimin Apple Music. Zhvilluesit e WhatsApp janë vazhdimisht duke shtuar veçori të vogla, por thelbësore dhe ritmi është rritur pasi WhatsApp nisi një kanal zyrtar testimi përmes Google Play Store. Njerëzit mund të regjistrohen dhe të qëndrojnë të përditësuar me karakteristikat e reja.

Integrimi i Apple Music është tipar i fundit i spikatur nga përdoruesit. Kjo do të ndihmojë përdoruesit të dërgojnë linkun e muzikës nëpërmjet Apple Music dhe marrësi i linkut do të jetë në gjendje të dëgjojë muzikë, pasi linku të hapet në aplikacionin Apple Music.

Përdoruesit kanë qenë prej kohësh gati të ndajnë dosje me muzikë të ruajtur në nivel lokal, por tani, ndarja e muzikës së preferuar me të tjerët do të jetë më e lehtë pas integrimit të Apple Music.

Kjo veçori e WhatsApp kërkon nga përdoruesit që të kenë një llogari në Apple Music.