Lajme

Apostolova thotë se zyrtarët akuzuar për korrupsion duhet larguar nga institucionet

By FerizajPress

October 04, 2018

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet. Apostolova ka bërë thirrje për miratimin e një sërë ligjesh, përfshirë edhe atë për largimin e zyrtarëve të akuzuar nga institucionet.

Ajo këto deklarata i bëri në konferencën rajonale kundër korrupsionit.

“Është me rëndësi të ketë ligje me standard të lartë dhe të realizohen kontrolle të brendshme. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet kyç për BE-në në rajon”, ka deklaruar Apostolova.

Ajo ka thënë se luftimi i korrupsionit ndërlidhet direkt edhe me çështjen e liberalizimit të vizave.