Lajme

Apostolova: Me shpërbërjen e Kuvendit shtyhet liberalizimi i vizave

By FerizajPress

May 10, 2017

Tashmë është bërë edhe shpërbërja e Kuvendit, ndërsa Presidenti Thaçi ka ftuar partitë për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Për këtë kanë reaguar shumë struktura politike, si dhe ambasadat në Kosovë.

Poashtu ka reaguar edhe Natalia Apostlova, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.

Në një prononcim për RTV21, ajo ka thënë se me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës u shty edhe më liberalizimi i vizave i shumëpritur për qytetarët e Kosovës.