Të gjithë ne humbim orë të tëra të fokusuar në ekranet e telefonave tanë të ‘mençur’, e pse të mos fitojmë para derisa e shfrytëzojmë aq shumë këtë paisje?
Sipas një liste të publikuar nga EarnLite, e cila ka publikuar aplikacionet më të mira për vitin 2018, këta janë aplikacionet më të mira të cilat mund t’ju sjellin para shtesë. 1. Foap
Ky aplikacion ju mundëson të fitoni para duke bërë fotografi. Nuk ka asnjë kufizim, dhe ju mund të përcaktoni çmimin që dëshironi. Mundësitë për të bërë para nga ky aplikacion janë pafund, sapo të keni hapur një llogari ju do të habiteni se çfarë shuma të parave njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për një foto që ju mund ta keni bërë rastësisht.
Foap është i disponueshëm në paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.
2. Slidejoy
Nuk ka asgjë të komplikuar në lidhje me këtë aplikacion, pasi ta keni instaluar një reklamë do të shfaqet në ekranin tuaj. Dhe ju do të fitoni para sa herë që të hapni telefonin tuaj.
Ky aplikacion është i mundur vetëm për përdoruesit e sistemit Android.
3. BookScouter
Nëse doni t’i hiqni qafe librat e vjetër, por nuk jeni të interesuar t’i jepni falas, ky aplikacion është përgjigja juaj. Ajo që ju duhet është skanimi i barkodit të librit me aplikacionin nga telefoni juaj dhe aplikacioni automatikisht shfaq mundësitë se me çfarë çmimi mund t’a shisni librin tuaj.
BookScouter është i disponueshëm për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.
4. Ipsos i-Say
Nëse dëshironi të shkarkoni një aplikacion të anketave, por nuk dini se cilin të zgjidhni, provoni i-Say; i cili është krijuar nga Ipsos, një nga kompanitë më të besueshme në hulumtimet e tregut. Dhe nëse keni kohë të lirë, mund të mbushni anketa dhe fitoni para nga to.
i-Say është i mundur për paisjet iOS dhe Androit, pa pagesë.
5. Fiverr
Fiverr është një nga ‘tregjet’ më të mëdha për shërbime. Ky aplikacion ju jep qasje në mbi 3 milion shërbime duke filluar nga 5 dollarë.
Fiverr është i disponueshëm për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.
6. App Trailers
Ashtu si edhe emri e tregon, App Trailer ju shfaq përdoruesve video të shkurtra 30 sekonda, reklama këto të aplikacioneve të reja. Për secilën video që ju shikoni, fitoni edhe para. Dhe nëse shkarkoni ndonjë nga aplikacionet, ju fitoni edhe më shumë.
Ky aplikacion është i mundur për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.
7. Loot
Ju mund t’i shikoni fushatat nga markat e preferuara dhe thjesht mund të përzgjidhni atë që ju intereson më shumë. Aksioni kompletohet duke e bërë një fotografi për atë markë, dhe pastaj t’a shpërndani në rrjetet sociale. Nga ky aplikacion mund të fitoni para, por dhe shpërblime të tjera.
Ky aplikacion është i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android.