Ferizaj

Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës për vrasjen e ish-të dashurit në Ferizaj

By FerizajPress

November 30, 2022

Prishtinë – Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka vërtetuar dënimin ndaj të dënuarës me 18 vite burgim, Mimoza Pajaziti, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Pajaziti ngarkohej se më 2018 privoi nga jeta tani të ndjerin A.K., me të cilin më parë ishte në lidhje dashurie dhe se armën me të cilën e kreu veprën e kishte pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, mbrojtësit të të akuzuarës dhe vetë të akuzuarës Pajaziti, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, vërtetohet.

Sipas vendimit të Apelit, thuhet se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara nga neni 384, par.1, nënpar. 12 e lidhur me dispozitat e nenit 370, par.6 dhe 7 të KPPK-së, ngase, dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu, i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe gjithashtu edhe përpilimi i dispozitivit është bërë konform dispozitave të nenit 370, par.4 e lidhur me nenin 365 të KPPK-së, ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat përkitazi me ngjarjen kritike, fakte dhe rrethana këto nga të cilat plotësohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, nënpar. 4 të KPRK-së, për të cilën e akuzuara Pajaziti edhe është shpallur fajtore.

“Po ashtu, në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, përveç, që janë përshkruar të gjitha veprimet inkriminuese të akuzuarës, përkitazi me mënyrën se si është kryer vepra penale në fjalë, ku me pa mëdyshje është vërtetuar se pikërisht e akuzuara M.P. ka qenë personi që e ka kryer veprën penale në fjalë, ku, përveç, përshkrimit të raporteve të mëhershme të akuzuarës me tani të ndjerin A.K, janë përfshirë edhe fakte edhe rrethana të drejtë për drejta që kanë ndodhur gjatë zhvillimit të ngjarjes, ku, edhe është privuar nga jeta tani i ndjeri, pastaj, janë përshkruar edhe veprimet inkriminuese që përbëjnë formën cilësuese të veprës penale të vrasjes, pra, bëhet fjalë për vrasje të rëndë të kryer në mënyrë dinake”, thuhet tutje në vendim.

Përkitazi me bazën ankimore, vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike, Gjykata e Apelit, konstaton se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, ngase në këtë çështje penalo-juridike gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të pakontestueshme ka vërtetuar se ditën kritike në vendin e përshkruar më në detaje si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar, është gjetur trupi i pajetë i tani të ndjerit A.K, ku është vërtetuar se i njëjti është qëlluar me armë zjarri, për çka, edhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

AktualeBallinaDrejtësia PenaleApeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës për vrasjen e ish-të dashurit në FerizajRaporton: Ermira HOXHA

Nga Në 29 Nën, 2022, 15:20ShpërndajePrishtinë – Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka vërtetuar dënimin ndaj të dënuarës me 18 vite burgim, Mimoza Pajaziti, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Pajaziti ngarkohej se më 2018 privoi nga jeta tani të ndjerin A.K., me të cilin më parë ishte në lidhje dashurie dhe se armën me të cilën e kreu veprën e kishte pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, mbrojtësit të të akuzuarës dhe vetë të akuzuarës Pajaziti, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, vërtetohet.

Sipas vendimit të Apelit, thuhet se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara nga neni 384, par.1, nënpar. 12 e lidhur me dispozitat e nenit 370, par.6 dhe 7 të KPPK-së, ngase, dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu, i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe gjithashtu edhe përpilimi i dispozitivit është bërë konform dispozitave të nenit 370, par.4 e lidhur me nenin 365 të KPPK-së, ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat përkitazi me ngjarjen kritike, fakte dhe rrethana këto nga të cilat plotësohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, nënpar. 4 të KPRK-së, për të cilën e akuzuara Pajaziti edhe është shpallur fajtore.

“Po ashtu, në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, përveç, që janë përshkruar të gjitha veprimet inkriminuese të akuzuarës, përkitazi me mënyrën se si është kryer vepra penale në fjalë, ku me pa mëdyshje është vërtetuar se pikërisht e akuzuara M.P. ka qenë personi që e ka kryer veprën penale në fjalë, ku, përveç, përshkrimit të raporteve të mëhershme të akuzuarës me tani të ndjerin A.K, janë përfshirë edhe fakte edhe rrethana të drejtë për drejta që kanë ndodhur gjatë zhvillimit të ngjarjes, ku, edhe është privuar nga jeta tani i ndjeri, pastaj, janë përshkruar edhe veprimet inkriminuese që përbëjnë formën cilësuese të veprës penale të vrasjes, pra, bëhet fjalë për vrasje të rëndë të kryer në mënyrë dinake”, thuhet tutje në vendim.

Përkitazi me bazën ankimore, vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike, Gjykata e Apelit, konstaton se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, ngase në këtë çështje penalo-juridike gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të pakontestueshme ka vërtetuar se ditën kritike në vendin e përshkruar më në detaje si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar, është gjetur trupi i pajetë i tani të ndjerit A.K, ku është vërtetuar se i njëjti është qëlluar me armë zjarri, për çka, edhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

“Fakte këto dhe rrethana që vërtetohen përveç, nga dëshmitarët edhe nga provat materiale në shkresat e lëndës, si raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, skica e vendit të ngjarjes, raporti i autopsisë, ekspertiza mjeko ligjore, ekspertiza e balistikës, daktiloskopisë, foto-dokumentacioni dhe shkresat tjera në lëndë”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Prandaj, sipas Apelit duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat e lartcekura, si dhe rrethanat dhe arsyet më detajisht të theksuara në aktgjykimin e ankimuar, rezulton se konkludimi i gjykatës së shkallës së parë se e akuzuara Pajaziti, është kryerësja e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, nënpar.4 të KPRK-së, është i drejtë dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se e akuzuara ka ndërmarrë veprimet inkriminuese të cilat përbëjnë tiparet e veprës penale për të cilën e akuzuara edhe është shpallur fajtore dhe është gjykuar.

Prandaj, Apeli thekson se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarës, sikur që pretendon mbrojtësi i të akuzuarës, kur e akuzuara Pajaziti është shpallur fajtore dhe është gjykuar si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.

Po ashtu, sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit dhe atë konform dispozitave të nenit 73 të KPK-së, të akuzuarës i ka shqiptuar dënimin si në dispozitiv.

“Që do të thotë se pretendimet e Prokurorisë Themelore DKR – në Ferizaj, për shqiptim të dënimit më të rëndë nuk janë të bazuara, ngase, përveç që, propozon që të akuzuarës t’i shqiptohet një dënim më i ashpër në arsyetim të ankesës nuk ceket asnjë rrethanë e vetme konkrete rënduese që do të kishte ndikim të drejtë për drejtë në ashpërsimin e dënimit të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë, sikur që edhe në ankesën e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, vetëm përsërit rrethanat rënduese që i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, për çka, edhe i ka shqiptuar të akuzuarës dënim si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar”, thuhet më tej në vendim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj më 25 shkurt 2021, e kishte shpallur fajtore Pajazitin, të cilën e kishte dënuar me 18 vite burgim, mirëpo, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Kurse edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Ferizaj, më 6 maj 2022, e dënoi Pajazitin me 18 vite burgim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 12 maj 2020, nga prokurorja Sebahate Sinani, Mimoza Pajaziti akuzohej se më 31 gusht 2018, në Ferizaj, përkatësisht në afërsi të restorantit “Ujëvara“, me dashje dhe në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë, ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet ne kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon nga i njëjti që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete.

Sipas aktit akuzues, ditën kritike, në kohën dhe vendin e lartshënuar, e lë takimin me të, e më pas me tu takuar me veturën e tij të markës “Land Rover” futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës e qëllon dy herë me armë zjarri të markës “Crevna Zastava M57”, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale, e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18 dhjetor 2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu sipas aktakuzës, Pajaziti akuzohet se në ditën kritike, pa autorizim dhe leje përkatëse, ka poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, dhe atë një armë zjarri të tipit pistoletë “Crevna Zastava M57” me kalibër 7.66 mm, si dhe një karikator me 5 copë fishekë të kalibrit 7.62mm, të cilat ditën kritike gjenden dhe sekuestrohen nga ulësja e parë e veturës së të ndjerit A.K.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarën me veprën penale të “Vrasjes së rëndë”, nga neni 179 i KPRK–së, si dhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje, nga neni 374 i KPRK–së. /BetimipërDrejtësi