Lajme

Apeli lë në arrest shtëpiak tri mjeket e Gjilanit

By FerizajPress

April 05, 2016

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej një muaji për tri mjeket e spitalit të Gjinekologjisë së Gjilanit, Mexhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjollca Kasumi.

Kolegji penal i kësaj gjykate ka refuzuar si të pabazuara ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Të pandehurat M.Sh. dhe H.Z. po dyshohen se kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje: Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe Mosdhënie e ndihmës mjekësore”

“Ndërsa e pandehura e tretë po dyshohet se ka bashkëvepruar me to në veprën penale: Mosdhënie e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin për media të kësaj gjykate, transmeton Klan Kosova.