Lajme

Apeli i lë në paraburgim 17 të dyshuarit për terrorizëm

By FerizajPress

November 21, 2016

“Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzuar sit ë pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.B,V.I.,L.M., L.M., K.P., L.V., L.G., A.A., A. Sh., Xh. T., M. Sh., B.P., L.S., A.K., H.R. dhe F.G. ,të ushtruara kundër  aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës  11.11.2016”, ka njoftuar Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen,  nga ana tjetër gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

.