Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka bërë të ditur se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar.
Kështu bën të ditur Aeroporti i Prishtinës përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar.Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet aty