Ferizaj

Anisa që la pa frymë jurinë në ‘The Voice of Albania’

By FerizajPress

February 23, 2019

Talente e madhe e muzikës është Anisa Shabani e cila nuk ka më shumë se 14 vjet dhe po mahnit të gjithë me paraqitjet e saja.

Anisa një emër që po vjen dhe që më zërin e saj po lë pa frymë shumëkënd.

“Anisa vajza e cila në shumë shtete të ndryshme përfaqësoi Kosovën dhe na bëri të ndihem krenare, duke korrur suksese gjithandej, e sonte mahniti gjithë jurinë me interpretimin e saj si një profesoniste edhe pse nga mosha është vetëm 14 –vjeçe”, thotë Anduena Tahiri, këngëtare e mirënjohur dhe drejtoreshë e “Amol-it” për BotaSot.

“Anisa Shabani u përzgjodh nga ‘The Voice of Albania’ për të vazhduar një eksperiencë të re në artin muzikorë”, ka thënë më tej Anduena.