Anglia ka fituar dramën e penalltive, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës. Anglezët triumfuan me rezultat 4:3 në penallti, për të shijuar triumfin e madh. 120-minutëshi në fushë u mbyll baras, 1:1. Harry Kane realizoi nga penalltia në minutën e 57. Mirëpo, Yerry Mina barazoi në minutën e 94 me kokë, duke çuar ndeshjen në vazhdime, e ku fituesi më pas u përcaktua me penallti. Tani ata takohen me Suedinë në çerekfinale. /Lajmi.net/