Në një postim në facebook Berisha ka reaguar ashpër, duke thënë se Fajon nuk mund të na tregojë se çka është shteti ose interesi partiak.
“Zonja Fajon, nuk je Ti ajo që na mëson cka është shteti e çka është interesi partiak. Ti je një europarlamentare e shtetit tënd, Sllovenisë, dhe eventualisht përkrahëse e ndonjë lobi në favor të Serbisë. Kaq!”, ka shkruar Anton Berisha.
Lexo postimin e plotë:
Është një shprehje e bukur: Ai që nuk e respekton veten nuk ka pse të pres të respektohet nga të tjerët.
Ta zëmë, Tanja Fajon, nuk u jep asnjë këshillë kroatëve se si duhet të sillet Kroacia me Serbinë, ngase e din se do çfarë përgjigje do të merr, ndërsa neve në Kosovë, duke e ditur që këmi humbur çdo respekt për veten, na mbanë ligjerata sikur të ishte një mësuese, e ne fëmijë të kopshtit.
Zonja Fajon, nuk je Ti ajo që na mëson cka është shteti e çka është interesi partiak. Ti je një europarlamentare e shtetit tënd, Sllovenisë, dhe eventualisht përkrahëse e ndonjë lobi në favor të Serbisë. Kaq!