Ferizaj

Anëtarët e LDK-së nga Ferizaj: Sfarça vazhdon manipulimet, kacafytje në Ferizaj, kuvende ilegale, nuk lejon vëzhgues nga Kryesia Qendrore

By FerizajPress

June 03, 2019

Vazhdës së problemeve brenda zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i është bashkuar ditë më parë edhe dega e kësaj partie në Ferizaj.Të mërkurën ka ndodhur një rrahje midis anëtarëve të LDK-së në fshatin Koshare.

Shkak për këtë ishte bërë pakënaqësia e disa delegatëve me mënyrën dhe siç kanë thënë ata “manipulimet” që është duke i bërë kryetari i tanishëm i degës, Muharrem Svarqa.

E përkrahës të LDK-së, thonë se kryetari aktual i LDK-së në Ferizaj dhe ish-kryetari i këtij qyteti, Muharrem Sfarqa, po vazhdon me manipulimet, sipas tyre duke mbajtur kuvende ilegale e duke mos leujuar vëzhgues nga Kryesia Qendrore e LDK-së, shkruan Gazeta NewBorn.