Ferizaj

Anëtarësia e AAK-së ka mirëpritur kandidaturat e degës për deputet

By FerizajPress

September 06, 2019

Përmes një komunikate për medie, dega e AAK-së ka njoftuar, se strukturat e degës i kanë mirëpritur kandidaturat për deputetë nga ky subjekt.Madje gjatë një takimi drejtuesit e degës i kanë kërkuar anëtarësisë përkrahje për të nominuarit.

TË BASHKUAR DREJT FITORES MADHËSHTORE

Strukturat e AAK-Dega Ferizaj, mirëpriten kandidaturat e votuara nga Këshilli drejtues të AAK-së. Nga dega e AAK-së në Ferizaj në garën e 6 Tetorit për zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës janë përzgjedhur nga dega e AAK-së në Ferizaj dhe aprovuar nga Këshilli Drejtues i AAK-së këta kandidat: Xhavit Zariqi, Labinot Tahiri, Hatixhe Bungu-Qerimi dhe Nexhmedin Bajrami.

Kryetari i degës z.Xhavit Zariqi përshëndeti strukturat me bindjen dhe vullnetin për t’u angazhuar maksimalisht përgjatë fushatës zgjedhore duke iu uruar shëndet e punë të mbarë në aktivitetet parazgjedhore.

Kandidati për deputet Labinot Tahiri, i impresionuar nga mikpritja në Aleancë mbeti i përkushtuar për bashkëpunim me strukturat duke rrugëtuar drejt vizionit dhe qëllimit të liderit Ramush Haradinaj.