Ferizaj

Andrej Panadic – trajneri ri i FC Ferizaj

By FerizajPress

October 11, 2022

FC Ferizaj, ka informuar se në orët e pasdites ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur nga Kroacia, Andrej Panadic.

Panadic është një ndër figurat më të respektuara të futbollit kroat. Ai ka lindur në Zagreb dhe është 53 vjeçar. Trajneri i ri Panadic ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme edhe si lojtarë.

E nisi me ekipen më të madhe kroate, Dinamo Zagreb për 6 vite, për të kaluar në Bundesligën gjermane tek Hamburg e për të përfunduar në Austri tek Sturm Graz. Ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat e Jugosllavisë gjatë viteve 1989-1990.

Ndërsa karrieren e trajnerit e ka filluar tek ekipa Radnik, pastaj në LASK Linz të Austrisë, Istra dhe së fundmi ishte në Rudar Velenje.

Trajneri Panadic në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me trajner të rëndësishëm kroat si Niko Kovac, Ante Cacic dhe Zlatko Dalic. Gjithashtu ka qenë asistent i njërit prej trajnerëve më të mëdhenj kroat, Branko Ivankovic.

Vendimi për të nënshkruar me trajnerin Panadic, ka ardhur pas mbledhjes së Bordit Drejtues të FC Ferizajt.

Me këtë rast, presidenti i ekipit, Lulzim Abazi është shprehur i kënaqur që është arritur marrëveshja me një trajnër që është figurë e rëndësishme e futbollit evropian dhe se shpreson se përvoja e dijet e fituara do të shërbejnë për ngritjen e cilësisë ekipit të FC Ferizaj.

Tutje Abazi është shprehur se gjatë ditës së nesërme, Panadic do të zbarkoj në Kosovë për ta nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshjen në ambientet e klubit të FC Ferizaj.