Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen e largimit të tij nga posti i trajnerit në Bayern Munich. Ancelotti u shkarkua pas një fillimi të keq të sezonit duke marrë pushim për një vit para se të angazhohej si trajner i Napolit. “Përvoja në Bayern Munich ka qenë e pazakonshme. Gjërat nuk ishin duke shkuar keq, ndeshjet e shtatorit i kishim fituar gati të gjitha”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”. “Por, mendoj se ekzistonte një problem i filozofisë, ata nuk dëshironin të ndryshonin, unë po”, theksoi Ancelotti. /Lajmi.net/