Sport

Ancelotti befason me këto fjalë për Zidanen

By FerizajPress

April 04, 2016

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Zinedine Zidane i ka ndryshuar mënyrën se si ai mendonte për lojën, duke e nxitur të bënte një ndryshim në taktikë.

Menaxheri italian në kohën kur drejtonte Juventusin në 1999, përdorte modulin e tij të preferuar 4-4-2 në Torino.

Më vonë Ancelotti kuptoi se Zidane ishte një talent i veçantë dhe me aftësitë e tij ndryshoi modul duke kaluar në 4-3-1-2.

Me këtë ndryshim formacioni tekniku italian nuk fitoi asnjë trofe nën drejtimin e Juventusit, por ishte tepër i suksesshëm te klubi i tij i ardhshëm, Milani, me të cilin fitoi tetë tituj në tetë vjet.