Editorial

Anamorava ka nevoj për shumë zona zgjedhore

By FerizajPress

May 13, 2017

Shkruan: Refik HASANI Që pas çlirimit, organizimi i mbajtjesë së zgjedhjeve të para për Parlament në vitin 2001 Republika e Kosovës asnjëher duke përfshir edhe këto zgjedhje të caktuara që do të mbahen më 11 qershor të muajit tjetër për legjislaturën e gjashtë jan me sistemin zgjedhor një zonë zgjedhore e tër Kosova. Edhe pse jan ndërruar nga sistemi me lista të mbyllura në vitin 2001 dhe në vitin 2004 kurse zgjedhjet që u oraganizuan me sistem me lista të hapura, në vitin 2007 , 2010, 2014 dhe këto të datës 11 qershor 2017. Në të gjitha këto pesë legjislatura të Parlamentit të Kosovës Anamorava si një rajon strategjik të interesit Ekonomik dhe Kombëtarë sikur nuk pati investime kapitale dhe përfaqësime në pozita kyqe në nivelin qendror të Kosovës. Jo që nuk pati përfaqësime të Deputetëve nga ky Rajon por nuk u arritë që diçka konkretisht të investohet, prandaj Anamorava më së shumti ka nevoj për më shumë zona zgjedhore, jo si deri më tani një zonë e vetme sepse ky sistem zgjedhor për Anamoravën ishte e pafavorshme. Mbetja e Autostradës që lidh Anamoravën është një nga arsyet pse Anamorava ka nevoj që të jetë një zonë zgjedhore. Arsye tjetër është nëse në Anamorav nuk ka zhvillim, investim atëherë Medvegja, Bujanoci dhe Presheva do të mbetën shumë larg Prishtinës, Tiranës dhe bregdetit shqiptarë. Sikur të ishin të një zone zgjedhore deputetët do të behën bashk,mungesa e kësaj ska investime në këtë pjesë dhe të dy Rajoneve që ndërlidhen dhe më lehtë do t’i bragtisin këto troje në munges të një përspektive.Duke parë këtë nga shumë këndëvështrime ky rajon është interes jetik të bëhet një zonë e vetme dhe kështu deputetët e të gjitha partive më lehtë do të gjenin interesin e rajonit që e përfaqësojn dhe do të reflektojn jo vetëm të Anamoravës por edhe investime në ndërlidhjen me infrastrukturë me krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë. Ashtu si jan Rajonet e ndara të targeve të automjteve apo ndonjë model tjetër do të duhej të ndahet në shumë zona zgjedhore Kosova. Gjilani si një trekëndësh kufitarë që përmesë këtij Rajoni lidhet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe Rajoni i Kumanovës me Likovë të Maqedonisë fqinje. Fakti që sistemi zgjedhor me një zonë zgjedhore ka ndikuar drejtëpërdrejtë në mbetjen pa investime të këtij rajoni dhe ku ndërlidhen edhe dy Rajone apo krahina tjera shqiptare.Mbesim me shpresë që vetëm edhe legjislatura e gjashtë do të jetë me këtë sistem zgjedhor dhe do të ndryshoj në të mirë të ndarje së barabaratë të përfaqësimit dhe investimeve.

13 Maj 2017