Ferizaj.05.10.2017. Në vazhdën e takimeve, gjate pasdites vizituam, kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare, prezent në këtë takim ishte deputeti Labinot Tahiri dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Ferizajt Amir Rexhepi, së bashku me presidentin e partisë së tij Behgjet Pacollin, kanë vizituar fabrikën e mobiljeve “Dardania Model”, në Koshare të Ferizajt. Rexhepi tha se AKR-ja, në kuadër të platformës për zhvillim ekonomik, ka paraparë lehtësira për bizneset ferizajase.