Lajme

Amerikanët zbulojnë 10 gjërat që u pëlqejnë në Shqipëri, mes tyre edhe rakia e rrushit… (Video)

By FerizajPress

December 17, 2016

Stafi i ambasadës amerikane në këtë mesazh të veçantë falënderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan, duket se janë të kënaqur nga jeta në vendin tonë. Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por janë edhe të çmendur pas rakisë dhe ju bën shumë përshtypje trafiku i çmendur apo përshëndetja, “mirë, mirë, mirë?”.Me pak humor por edhe shumë mirënjohje për mikpritjen shqiptare, stafi liston 10 gjërat që u lënë më së shumti mbresë, gjatë jetës në Shqipëri;

1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.

2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’ 3.Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare.

4. Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve

5. Perimet dhe frutat e freskëta

6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?

7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundesh Lewis Hamilton.

8 .Mikpritja e mrekullueshme shqiptare.

9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë.

10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!

.