Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje, mes të cilëve figurojnë edhe dy kosovarë: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu. Për këtë operacion, SHBA’ja ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit në Kosovë.