Ferizaj

‘’Ambienti’’ nis pastrimin e hapësirave publike

By FerizajPress

April 01, 2017

Aksionin e parë për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ndërmarrja “Ambienti” , e filloi me pastrimin e hapësirës tek palestra e sporteve “Bill Clinton”.

Së bashku me punëtorët, për të pastruar kishte dalë edhe drejtori i ndërmarrjes “Ambineti” Izet Rushiti, i cili tha se tash e tutje Ferizaj do të jetë më i pastër.

“Sot kemi dalë bashkë me të gjithë punëtorët e kompanisë “Ambienti”, në pastrimin e kësaj pjese të parkut sepse kishte nevojë, sot është 1 prilli, dita e parë e fillimit të punës në tenderin që kemi fituar mbi mirëmbajtjen e të gjitha parqeve, varrezave të dëshmorëve të qytetit, parkut “Liria”, dhe kështu do të vazhdojmë edhe ditëve të tjera në aksion por edhe punëtorët e rregullt që do të jenë të ngarkuar për mirëmbajten e këtyre parqeve”,tha Rushiti.

Edhe punëtorët e kësaj kompanie thanë se aksione të tilla do të ndërmarrin çdo ditë.

 “Sot është dita e parë e fillimit të kompanisë për pastrimin e parqeve dhe sot kemi dalë që të pastrojmë parkun “Bill Clinton”, dhe ky program do të vazhdojë tashmë rregullisht”,tha Nusret Halili.

Ndërmarrja Publike “Ambienti”, ka filluar punën në  muajin shkurt të këtij viti, ndërsa ende është duke vazhduar konsolidimin e brendshëm të saj, transmeton Televizioni Tema.