Ferizaj

“Ambienti”  mobilizohet për rregullimin e ambientit rreth shkollave të mesme në Ferizaj

By FerizajPress

September 01, 2023

NPL “Ambienti” gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion për rregullimin eamabientit rrethe dy shkollave të mesme në Ferizaj.

Punimet që po zhvillohen  në rregullimin e nënkalimit afër Stacionit të Policisë dhe rrugën “Brahmi Ademin”  në Ferizaj, derisa për makina është rregulluar rrugë alternative prapa Sallës së Sporteve,  është  vështirësua qasja fizike e qytetarëve dhe nxënësve në dy shkollat e mesme, Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”    dhe Shkollën Profesionale “Zenel Hajdini”.

Për këtë në orët e mëngjesit NPL “Ambienti” ka mobilizuar të gjitha ekipet që të bëjë rregullimin dhe pastrimin e rrugës e cila do të jetë e vetmja rrugë për qasje  për nxënësit  dhe stafin e shkollave.

Drejtori i NLP “Ambienti”, Arton Gavazi, në orët e mëngjesit së bashku me ekipet për mirëmbajtjen e kopshteve dhe makineritë kishin filluar  rregullimin e rrugës  dhe ambientit  në rrugën alternative  që mundëson qasjen në këto shkolla.

“Me të marrë informatën se pas mbylljes së  rrugës kryesore për dy shkollat e mesme në rrugën “Brahim Ademi”  jemi mobilizuar me të gjitha ekipet  dhe po punojmë që të krijojmë një ambient sa më të mirë dhe të rregullohet hyrja që qon te shkollat e mesme, rrugë që shfrytëzohet kryesisht nga nxënësit, stafi dhe prindërit e nxënësve  të tyre” tha Drejtori i NLP “Ambienti”, Arton Gavazi.

Për këtë ky aksion është përshëndetur nga  mënaxhmenti i këtyre shkollave për faktin se sot ka filluar edhe  viti i ri shkollor

E  për të gjithë nxënësit e këtyre shkollave  dhe atyre që kanë nevojë për dokumente nga këto shkolla njoftohen qytetarë që të shfrytëzohet rruga “Ramadan Rexhepi” (rruga e Spitalit) , dhe hyrja afër kafiterisë Kosmo, momentalisht e vetmja rrugë që ka qasje në këto dy shkolla.