Ferizaj

“Ambienti” me angazhim maksimal për një ambient të pastër  në Ferizaj (Foto  lajm)

By FerizajPress

September 07, 2023

Ndërmarrja Publike  “Ambienti” ka kohë që ka shpallur një mobilizim të shtuar për të rritur nivelin e pastërtisë në qytetin e Ferizajt. Prioritet ka vënë zonën urbane, pa lënë anash edhe pjesët tjera, punë që po bie në sy edhe te qytetarët,

Gjatë ditës së sotme punëtorët e kësaj Ndërmarrje janë parë që nga orët e hershme të mëngjesit duke pastruar pjesët më të frekuentuara nga qytetarët e Ferizajt, sheshin dhe nënkalimin e Ferizajt.

Pamjet tregojnë se është bërë vërtet një punë e mirë që ja vlen të përshëndetet.

Urojmë që pas kësaj edhe qytetarët të respektojnë mundin e këtyre punëtorëve dhe  të kontribuojnë në mbajtjen e pastërtisë duke mos hedhur mbeturina.

Pamje nga  aksioni i pastrimit të nënkalimit në Ferizaj