Lajme

Ambasadorja Daviet: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

By FerizajPress

September 14, 2016

Kuçi falënderoi ambasadoren Daviet për punën e saj të palodhshme në Kosovë gjatë mandatit të saj, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës, por edhe për mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike që ajo dhe qeveria franceze kanë bërë në Kosovë.

Ambasadorja Daviet, gjithashtu falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajoi atë për vazhdimin e punës, duke u shprehur që Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

Në takim u diskutua për rëndësinë e edukimit, kulturës, sportit dhe në ndërtimin e imazhit të vendit brenda dhe jashtë, si dhe sundimin e ligjit si një ndër shtyllat e zhvillimit të vendit./lajmi.net