Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Serbi i kërkon sqarim Vuçiqit për deklaratën e djeshme

By FerizajPress

February 03, 2017

Scott ka thënë për agjencinë  serbe të lajmeve Beta, që duhet shmangur deklaratave që nxisin tensione dhe përkeqësim të situatës, transmeton lajmi.net.

“Kjo është vetëm një gungë në rrugë… Gjëja më e rëndësishme është të vazhdojnë rrugën e normalizimit, përmes diskutimeve, të shmangën të gjitha deklaratat që nxisin përkeqësim të situatës”, ka thënë Scott.

Ndërsa, i pyetur se si e komenton deklaratën e djeshme të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, Scott tha se për këtë do të kërkojnë sqarim nga Vuçiqi. /Lajmi.net/