Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Do të bëjmë gjithçka që të përmirësohet dialogu Kosovë-Serbi

By FerizajPress

December 22, 2016

“Duke punuar së bashku në vitin 2017, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Serbinë që të fitojë. Dhe për të fituar bindshëm”, ka shkruar ambasadori i SHBA-ve në një artikull për edicionin serb të revistës “Turning Points”.

Skat tha se shpreson që SHBA do të vazhdojë të ndërtojë një partneritet me Serbinë, për të thelluar dhe zgjeruar, përcjell lajmi.net.

Ambasadori vlerëson se përparimi i këtij viti në drejtim të uljes së papunësisë ka hedhur themelet për Serbinë që të bëhet një komb i begatë, një vend më tërheqës për investime, fuqinë e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe një partner edhe më të fortë me SHBA dhe BE.

Gjithashtu vë në dukje se rritja e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë do të sjellë përfitime.

Ai shton se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë ç’është e mundur për të mbështetur dialogun e Brukselit nën patronazhin e BE-së ndaj Serbisë dhe Kosovës  që në këtë mënyrë të vazhdohet në përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilat thuhet se do të përmirësojnë jetën e të gjithë banorëve të Kosovës dhe forcimin e stabilitetit rajonal./Lajmi.net.

.