Gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovës Michael Davenport, i shoqëruar edhe nga Igli Totozori, drejtor i qendrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, bashkë edhe më bashkëpunëtore të tjerë, kanë takuar grupin e grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, të kryesuar nga Mimoza Sojeva- Pajaziti, kryesuese e grupit të grave.
Ambasadori nga afër është njoftuar lidhur me sfidat, por edhe me probleme me të cilat përballet grupi i grave. Ndërsa ky grup me këmbëngulje të madhe kanë kërkuar që përmes OSBE-së të funksionalizohet mekanizimi i dhunës në familje, të organizohen fushata sensibiluzese sa i përket dhunës në familje, nëpër viset e thella malore, por edhe në qytet. Ato poashtu kanë kërkuar një përkrahje më të madhe edhe në realizimin e projekteve të cilat i kanë në planin e tyre të punës.
Me këtë rast ambasadori Kosovës Michael Davenport, ka thënë se bashkë me ekipin e tij, do të mundohen që t’ju dalin në ndihme në realizimin e projekteve dhe synimeve të tyre.
Ishte ky takimi i parë i parë i grupit të grave të Kuvendit të Komunës me Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë.