Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres të Serbisë, Ana Brnabiq e cila tha se shqiptarët ”janë njerëz të ardhur nga mali”.
Përmes twitter, ambsadori Heldt ka ironizuar me këtë deklaratë të Brnabiq duke shkruar se ”Gjermanët janë adhurues të mëdhenj të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në pyll”, njofton Klan Kosova.
Heldt po ashtu ka përdorur edhe hashtagun #literallyjustemergedfromthewoods i cili është krijuar veçantë për këtë çështje.View image on Twitter