Lajme

Ambasadori Delawie: Demarkacioni në përputhje me hartën në Flamurin e Kosovës

By FerizajPress

August 11, 2016

Delawie, ndër të tjera, kishte folur pikërisht për hartën në Flamurin e Kosovës, duke thënë se ky proces i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës është në përputhje të plotë me atë hartë në flamur.

Në debatin për demarkacionin të datës 3 gusht, ambasadori amerikan, Greg Delawie, kishte prezantuar qëndrimin e qartë amerikan në favor të ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Delawie, ndër të tjera, kishte folur pikërisht për hartën në Flamurin e Kosovës, duke thënë se ky proces i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës është në përputhje të plotë me atë hartë në flamur, transmeton lajm.net.

Sipas ambasadorit Delawie, ndryshimet të cilat disa i kanë kërkuar do të rezultonin në mënyrë të qartë me një skicë të ndryshuar të Kosovës, krahasuar me atë në flamur dhe stemë.

“Do të doja të vë në pah se kufijtë e komisionit janë të njëjtë me ato të paraqitura nga Kosova tek EuroGeographics në vitin 2007 në përgatitjet për pavarësi. Ato janë të njëjtat me ato të përdorura në Planin e Ahtisaarit, i cili është baza e pavarësisë së Kosovës. Ato janë të njëjtat me ato të përshkruara në Kushtetutën e Kosovës. Ato janë të njëjtat me ato të paraqitura në Flamurin e Kosovës, të cilin Kuvendi e ka miratuar në vitin 2008. Ndryshimet të cilat disa i kanë kërkuar do të rezultojnë në mënyrë të qartë me një skicë të ndryshuar të Kosovës, krahasuar me atë në flamur dhe stemë. Pra, për mua kjo çështje është shumë e thjeshtë”, ka thënë ambasadori Delawie.